Sulmet nga tabloidet e politikanët, vajzat e kryeministrit të Malit të Zi largohen nga Beogradi

Vajzat e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapić kanë vendosur të largohet nga Beogradi pasi ndihen të pasigurta. Dy bijat e politikanit pro serb thonë se janë sulmuar nga tabloidet e politikanët dhe kanë përfunduar të zhgënjyera se si po largoheshin nga vendi e qyteti i tyre.

Babai i tyre, kryeministri Krivokapic ka pasur kohët e fundit përplasje me kupolën politike të Serbisë dhe mediat nuk kanë ngurruar ta sulmojnë duke e cilësuar edhe si ‘tradhëtar’.

Jelena dhe Milena Krivokapić pas studimeve në Beograd, ndërtuan një biznes në kryeqytetin serb, por tashmë duhet të lënë qytetin ku u formuan për shkak të profesionit të të atit. Ato mund të kthehen në Podgoricë ose në ndonjë qytet tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?