“Sulmi akustik” ndaj diplomatëve, DASH: Incidenti u raportua në gusht
Zyrtarët amerikanë kanë zbuluar detaje të reja nga sulmi i dyshuar akustik mbi stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kuba.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, raportimi i parë ka ardhur vetëm në muajin gusht, ndërkohë që mendohej se incidentet kishin përfunduar disa muaj më parë.
DASH gjithashtu bëri me dije se numri i stafit që ka shfaqur probleme shëndetësore tashmë ka shkuar në 19.
Mediat amerikane sugjerojnë se mund të jenë përdorur pajisje sonike për të lëshuar valë zanore të padëgjueshme që shkaktojnë humbje të dëgjimit.
Ndër simptomat e shfaqura nga diplomatët amerikanë përfshihen dëmtime traumatike të lehta në tru, humbje e përhershme e dëgjimit dhe humbje e ekuilibrit.
Kuba ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë sulm akustik, teksa ka deklaruar se po heton pretendimet.
Misioni amerikan në Havana u rihap si një Ambasadë e plotë në 2015, pas 50 vitesh armiqësi mes dy shteteve.
KOHA JONË SONDAZH

