Sulmi i Iranit mbi bazat amerikane/ Pentagoni: Tentuan të vrisnin personelin ushtarak, i shpëtoi…

Zyrtarë të Pentagonit nuk e kanë kaluar lehtë sulmin e Iranit mbi dy bazat amerikane në Irak duke shprehur bindjen se përgjigjia ishte për të vrarë amerikanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper dhe gjenerali Mark Milley thanë se personi ushtarak amerikan në dy bazat në Irak shpëtuan vetëm prej sistemit të shpejtë paralajmërues.

Sipas mediave amerikane ata theksuan se sulmi i Iranit ishte padyshim për të shkaktuar viktima dhe jo siç është përfolur nga mediat si një sulm sa për justifikim ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Nga raketat balistike të lëshuara nga Irani drejt dy bazave amerikane të SHBA nuk pati të lënduar por Donald Trump deklaroi se do të ketë sanksione të reja.

SHKARKO APP