Sulmi i parë pas 25 vitesh, gruaja kafshohet nga peshkaqeni i bardhë
Anna Shurapey u bë viktima e parë e sulmit të një peshkaqeni pas 25 viteve në gjirin Botany të Sidney, Australi, teksa u plagos rëndë pasi u kafshua nga një peshkaqen i bardhë.
55 vjecarja po notonte pasditen e të premtes në plazhin Congwong në La Perouse, në kohën kur u sulmua.
Mediat lokale raportojnë se grabitqari i rrezikshëm, i cili i shkaktoi 55 vjecares dëmtim të rëndë në këmbë, mund të ketë qenë i gjatë midis 2.7 dhe 3.2 metra.
“Ajo po notonte në perëndim, kohë që nuk rekomandohet. Mendoj se është shumë me fat që e ka ende këmbën…dhe mbijetoi,” tha studiuesi i peshkaqenëve Vic Peddemors kur pa plagosjen e saj.
Shurapey është në gjendje të qëndrueshme tashmë pasi iu shtrua një operacioni në spitalin St George.




KOHA JONË SONDAZH

