Sulmi me thikë në Londër, Shteti Islamik merr përsipër sulmin

Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër sulmin e një dite më parë në Londër ku një person plagosi me thikë dy të tjerë.

Pas sulmit ai u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia Amaq, agresori i identifikuar si Sudesh Amman, iu përgjigj urdhrave të grupit xhihadist.

Atij i ishin dhënë udhëzime për të plagosur qytetarë të rastësishëm. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohej se ai kishte lidhje me Shtetin Islamik të cilat u vërtetuan një ditë më pas.

Amman është arretuar në vitin 2018 për përhapjen e propagandave terroriste. Ai u lirua disa ditë më parë por mbahej nën vëzhgimin e autoriteteve.

SHKARKO APP