Sulmi ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kroacisë, publikohen pamjet

Këtë të hënë kanë dalë pamjet e para të sulmit në Sheshin e Shën Markut, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë në Zagreb të Kroacisë disa ditë më parë.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Policisë, Nikola Milina, ka publikuar disa pamje nga sulmi para ndërtesës së qeverisë.

Nga pamjet shikohet momenti i sulmit, ku pasi sulmuesi i identifikuar tashmë si Danijel Bezuk, pasi qëlloi të shtënat e para, më pas u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, se akti ishte kryer me një “modalitet terrorist”.

Snimka napada na zgradu Vlade RH na Markovom trgu

Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniç ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

“Vetë sulmi zgjati për një kohë shumë të shkurtër, disa sekonda, pas së cilës autori u largua nga vendi i ngjarjes. E gjitha që mund të konkludohej ishte që oficerët e policisë të kryenin detyrën e tyre kryesore, që ata të mbronin objektin, qeverinë dhe parlamentin”, ka thënë Radniç.

Ndër të tjera policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.

SHKARKO APP