Sulmi ndaj ushtarëve italianë, ISIS merr përgjegjësinë

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me bombë në pjesën kurde të Irakut nga i cili mbetën të plagosur rëndë 5 ushtarë italianë. Përmes një mesazhi audio të publikuar online militantët e ISIS pranojnë organizimin e sulmit me bombë artizanale ndaj një makine 4×4 të forcave të koalicionit kundër terrorizmit.

“Me ndihëm e Zotit, ushtarët Kalifatit vunë në shënjestër një mjet 4×4 që transportonte anëtarë të koalicionit ndërkombëtar dhe forca të antiterrorist Peshmerga në zonën e Qarajai, në veri të Kafrit, përmes shpërthimit të një bombe”, thuhet në mesazhin e agjencisë zyrtare të ISIS.

5 ushtarët italianë që mbetën të plagosur nga ky shpërthim janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në një spital të Bagdadit. Ata do të transferohen sapo gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet.

SHKARKO APP