Sulmi në Gjermani, Erdogan i kërkon Gjermanisë zbardhjen e ngjarjes
Ambasada turke në Berlin raportoi se 5 prej viktimave të masakrës së ndodhur ditën e sotme në Gjermani ishin shtetas turq.
Lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme ka reaguar edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan Deutche Welle.
“Unë besoj se autoritetet gjermane do të përpiqen të zbardhin të gjitha shkaqet e sulmit”, tha Erdogan.
Mësohet se në orën 18:00 do të mbahet një demonstratë në Berlin kundër urrejtjes ndaj bindjeve të djathta dhe ekstremizmit do të mbahet në Berlin.
Ndërkohë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë në Hanau ditën e enjte.
Të paktën 11 persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë