FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Mançester, tension mes Britanisë e SHBA-së për ‘rrjedhje infomacioni’

Në masakrën e Mançesterit është përdorur eksploziv i llojit “Tatp”, i njëjti me masakrën në Paris e Bruksel. Kështu është shprehur deputeti amerikan Mike McCaul, që drejton “House Homeland Security Committee” në SHBA

“Nuk është se kemi të bëjmë me një “ujk të vetmuar”, është një rrjet terroristësh të frymëzuar nga ISIS”, – ka nënvizuar ai.

Ndërkohë “Times” bën të ditur se Salman Abedi ishte kallëzuar nga një i afërm te autoritetet britanike si një person i rrezikshëm. Afrimi i 22-vjeçarit, autor i masakrës në “Mancehster Arena”, me grupet radikale, i ishte bërë i ditur shërbimeve sekrete të Mbretërisë së Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, para pesë ditësh, disa të njohur, kishin “denoncuar” qëndrimin e të riut, i cili thoshte se ishte i gatshëm të martirizohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë rritet tensioni mes forcave të sigurisë britanike dhe atyre amerikane. Në fillim, policia angleze ka denoncuar rrjedhje informacionesh mbi hetimet e atentatit, në veçanti me publikimin e fotove të bombës në “New York Times”.

Pastaj ka ndërprerë ndarjen e informacioneve me SHBA-të, sipas asaj që raporton BBC, e cila nënvizon se pas normalizimit të marrëdhënieve, do të rinisë së shpejti shkëmbimi i informacioneve.

Shërbimi kombëtar i anti-terrorizimit, ka komentuar që “shpërndarja jo e autorizuar” e elementëve të hetimeve mbi masakrën e Mançesterit, “dëmton hetimet” dhe rrezikon të “ndikojë në marrëdhënie” me shërbime sekrete aleate.

“Nuk ndajmë informacione të ndjeshme me shërbimet e sigurisë së aleatëve tanë”, – ka thënë një zëdhënës, duke saktësuar që “nëse besimi thyhet, relacionet do të vështirësohen dhe hetimet do të dëmtohen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?