Sulmi në Shën Petërburg, arrestohet një tjetër i dyshuar

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të dyshuar, i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e sulmit në metronë e Shën Petërburgut. Raportohet se është ndaluar Abror Azimov, lindur në vitin 1990 në vendet e Azisë Qendrore.

Arrestimi i 27-vjeçarit u bë në perëndim të Moskës. Ndalimi i tij e ka çuar në 9 numrin e të arrestuarve, si të dyshuar në lidhje me sulmin tragjik.

Sulmi në metronë e Shën Petërburgut u krye nga 22-vjeçari Akbarzhon Jalilov, një shtetas rus me origjinë kirgize. Personi i arrestuar sot dyshohet të jetë ai që e stërviti Jalilov të përgatiste atentatin vetëvrasës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?