Sulmi në Stokholm, shoferi i kamionit simpatizant i ISIS në rrjetet sociale

Policia suedeze është e bindur se ka arrestuar shoferin e kamionit që mori përpara turmën e njerëzve në Stokholm, duke vrarë katër persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Zëdhënësi i policisë Lars Bystrom tha se autori i sulmit mund të ketë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë.

I dyshuari, tha prokurori suedez, është një shtetas uzbek 39 vjeç, simpatizant i ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fb personal të tij janë gjetur postime të hershme të materialeve propagandistike në mbështetje të Shtetit Islamik. Siç raportojnë mediat vendase, 39-vjeçari kishte pëlqyer një foto të masakrës në maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nga ana tjetër një i njohur i tij, duke folur për “Aftonbladet” thotë se babai i katër vajzave nuk fliste kurrë për politikë apo fe, vetëm mendonte sesi të fitonte më shumë të holla për t’ia dërguar familjes.

Të martën ai do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, nëse do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në funksion të hetimeve apo mund të fitojë lirinë për mungesë provash që e lidhin me ngjarjen.

39-vjeçari nga Uzbekistani mësohet se në të kaluarën ka qenë pjesë e dosjeve të Shërbimeve Sekrete suedeze.

“I dyshuari nuk figuron në dosjet tona kohët e fudit, por në të kaluarën ka qenë” tha kreu i Shërbimit Sekret Anders Thornberg, pa dhënë detaje të mëtejshme, por shtoi se shërbimet suedeze të sigurisë janë duke punuar me agjencitë e vendeve të tjera për këtë rast.

Policia suedeze ka vënë në pranga tre persona gjatë një bastisje anti-terror në jug të Stokholmit. Televizioni publik suedez Expressen raportoi se tre persona janë në paraburgim si të dyshuar për lidhje me sulmin në Stokholm.

Të premten, një kamion u fut në rrugën më të populluar tregtare në Stokholm, duke u përplasur në një supermarket. Brenda kamionit u gjet dhe eksploziv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?