Sulmi terrorist në Londër, Trump-it i soset durimi: Boll u treguam të mirë, i duhet dhënë fund tani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan vetëm disa orë pas sulmit terrorist në angli, ku mbetën të vdekur 7 persona ndërsa 48 të tjerë u plagosën.

Pas deklaratës së kryebashkiakut se “nuk është nevoja të alarmohemi”, Trump ka reaguar menjëherë në Twitter duke shkruar: “Aty vdesin 7 persona, kryebashkiaku i Londrës thotë s’është nevoja të shqetësohemi. Kjo është absurde. Duhet të reshtim së treguar të mirë e korrektë politikisht, dhe duhet t’i japim tani fund terrorizmit, pasi më keq do të bëhet nëse e lejojmë të vazhdojë”.

Policia arrestoi 12 persona dhe mori në pyetje 4 vajza pas bastisjeve të shumta që bëri në një bllok apartamentesh, ku dyshohet se jetonte një prej terorristëve të sulmit në Urën e Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?