Sulmohet me molotov ambasada e Izraelit, 34-vjeçari cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes

Panik në Rumani, pasi këtë të hënë një person ka hedhur molotov në ambasadën e Izraelit në Bukuresht. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin, një 34-vjeçar, i cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Autori ishte me origjinë nga Siria. Zëdhënësi i policisë në Bukuresht është shprehur për mediat vendase se autori e ka kryer aktin për arsye personale dhe jo i motivuar nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.

SHKARKO APP