Sulmohet selia e opozitarit rus Alexei Navalny, helmohen tre aktivistë

Tre aktivistë të lidhur me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny, u sëmurën pas një sulmi kimik në selinë e tyre në Siberi.

Policia pretendon se shishja e hedhur në ndërtesë përmbante një ilaç të përdorur në mjekësinë veterinare si antiseptik dhe anti-inflamator.

Ata u shtruan në spital dhe pasi gjendja e tyre u përmirësua, ata u dërguan në banesë.

Navalny një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht teksa po udhëtonte me një aeroplan nga Siberia drejt Moskës.

Avioni i tij bëri ulje emergjente dhe Navalny u dërgua menjëherë në spital. Pas disa ditësh ai u dërgua në një spital në Berlin, ku mjekët thanë se ai ishte helmuar.

Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se testimet e kryera në spitalin ushtarak gjerman kanë treguar shenja “të një agjenti nervor nga grupi Noviçok”.

/ abcnews.al

SHKARKO APP