Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri të Kosovës, nga erdhi sulmi

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish Policia Kufitare në veri, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviqit.

Burime bëjnë të ditur se dyshohet që sulmi ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, policia është sulmuar me eksploziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

KosovaPress ka tentuar të flasë me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Gjatë një konference për media ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, njëjtë sikurse KFOR-i, të gjithë liderët institucionalë e politikë./KosovaPress

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?