Sulmohet shtëpia hebraike në Nju Jork, gjashtë persona goditen me thikë

Të paktën pesë persona janë qëlluar me thikë në shtëpinë e një rabini në shtetin New Yorkut, thotë policia.

Shtëpia në Monsey, në veri të New York City, ishte duke kremtuar një festë fetare kur sulmuesi hyri brenda.

I dyshuari iku, por më vonë u mor në paraburgim, tha policia. Motivi nuk ishte i qartë menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri nga viktimat u plagos me thikë të paktën gjashtë herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shtëpia kishte dhjetëra njerëz”, tha Yossi Gestetner, bashkëthemelues i OJPAC për rajonin e Hudson Valley, për New York Times.

Aron Kohn, 65 vjeç, në atë kohë ishte në shtëpinë e rabinit. Ai i tha gazetës: “Po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare.”

Sulmi erdhi një ditë pasi policia e qytetit të Nju Jorkut tha se oficerët po rrisnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?