Sunak ndjek Biden në Izrael për të treguar mbështetje ndërsa bombat goditën Gazën
Kryeministri britanik Rishi Sunak zbarkoi në Tel Aviv të enjten, duke filluar një vizitë në të cilën ai planifikon t’i ofrojë ngushëllime homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e Hamasit të 7 tetorit dhe të diskutojë luftën në Gaza.
Ndërkohë që Izraeli goditi Gazën me më shumë sulme ajrore të enjten, kryeministri britanik Rishi Sunak ndoqi presidentin e SHBA Joe Biden në vizitat për të demonstruar mbështetje për luftën kundër Hamasit ndërsa i kërkoi Izraelit të lehtësonte gjendjen e të rrethuarve.
Sunak ka zhvilluar bisedime me liderët izraelitë në Tel Aviv dhe pritet të vizitojë vende të tjera të rajonit.