Super avioni më i shpejtë në botë përplaset në Siberi (FOTO LAJM)
Bota E Premte, 21 Maj 2021 23:26
Një super avion ushtarak rus “Mig-31”, i cili konsiderohet si avioni më i shpejtë në botë, është rrëzuar papritur në Siberi perëndimore.
“Aeroplani u rrëzua në një vend të shkretë. Të dy pilotët u nxorën shëndoshë e mirë. Ata janë gjetur shpejt dhe nuk janë në rrezik për jetën”, tha Ministria ruse e mbrojtjes.
Incidenti ndodhi pasi avioni MiG-31 po zhvillonte një fluturim trajnimi mbi aeroportin e Telemba.


KOHA JONË SONDAZH

