Super-droni “prodhim vendi” i Putinit

Nuk është “sapun fluturues”, por është droni më i fundit transportues i Vladimir Putin. Agjencia ruse e lajmeve ka publikuar së fundmi disa imazhe të këtij droni, që duken vërtet irrituese.

Ky dron që nuk drejtohet nga njeriu, mund të fluturojë për një distancë rreth 600 kilometra dhe mund të mbajë maksimumi 250 kilogramë, ose 2 deri në 3 persona. Përsa i përket pamjes së jashtme, ai nuk duket shumë i bukur, por projektuesit janë përpjekur më së shumti që të ruajnë trendin e “punës me dorë”, e bashkuar.

Droni mund të fluturojë deri në 3 mijë metra lartësi, ndërsa kontrollohet nga një radar, i përbëri nga sensorë optikë dhe kartografikë.

SHKARKO APP