Synon të pengojë bërjen e skive jashtë shtetit, Franca vendos kontrolle në kufij

Franca do të bëjë kontrolle të rastësishme kufitare, do të shpërndajë gjoba dhe do të vendosë një karantinë shtatë-ditore për qytetarët francezë që bëjnë ski jashtë.
Lajmin e ka dhënë të mërkurën kryeministri Jean Castex për mediat.

“Qëllimi është të shmangim infektimin e qytetarëve francezë,” tha Castex.

“Kjo periudhë e pushimeve të Krishtlindjeve përbën rrezik. Ne duhet të kufizojmë rreziqet dhe sportet dimërore janë një mundësi për të rritur qarkullimin (e virusit). ”

Të martën, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se qeveria po konsideronte marrjen e “masave kufizuese ” për t’i mbajtur francezët larg nga skitë jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër, me rastin e Krishtlindjeve.

SHKARKO APP