Tajvani, Kina nxit komunitetin ndërkombëtar t’i përmbahet parimit të ‘Një Kine’

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang u shpreh të dielën në përgjigje të pyetjes mbi rezultatet zgjedhore në rajonin e Tajvanit se çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës.

“Pavarësisht ndryshimit të gjendjes në ishullin e Tajvanit, kjo nuk do të ndryshojë aspak faktet e thjeshta se, në botë ka vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Qeveria kineze i përmbahet parimit të ‘Një Kine’, kundërshton qëndrimet për ‘pavarësinë e Tajvanit’, ‘dy Kina’ apo ‘Një Kinë, një Tajvan’.

Ne shpresojmë dhe jemi bindur se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të ndjekë parimin e ‘Një Kine’, të mirëkuptojë dhe të përkrahë kauzën e drejtë të popullit kinez kundër ‘pavarësisë së Tajvanit’ për të realizuar bashkimin përfundimtar të vendit”, shtoi zëdhënësi Geng.

Të shtunën, kandidatja e Partisë Demokratike Progresive Tsai Ing-wen fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Tajvan.

/Marre nga CRI/

SHKARKO APP