Takim Trump-Lavrov në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump do të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Shtëpinë e Bardhë, sipas axhendës zyrtare të presidentit amerikan.

Takimi u konfirmua nga mediat shtetërore ruse.

“Gjithashtu, Lavrov do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson”, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar për shkak të mbështetjes së Rusisë ndaj regjimit sirian dhe Tillerson tha se “SHBA-ja kërkon të stabilizojë më gjerë marrëdhëniet SHBA-Rusi duke zgjidhur mosmarrëveshjet e vogla dhe duke gjetur fusha bashkëpunimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë nuk mund të kenë këtë lloj marrëdhënieje,” tha Tillerson lidhur me situatën e tensionuar të SHBA-Rusi.

Hera e fundit që Lavrov vizitoi Uashingtonin ishte në vitin 2013.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?