Takimi i fundit nga Merkel si Kancelare

Para se të lërë postin si kancelarja më jetëgjatë e Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi takimin e fundit me Papa Françeskun. Takim u zhvillua ne “librarinë e papës” në Vatikan dhe zgjati 45 minuta.

Në deklaratën zyrtare për takimin u tha se kancelarja dhe Papa diskutuan për emigracionin dhe pandeminë e Covid-19. Në një intervistë muajin e shkuar, Papa Francesku e quajti Merkelin një nga “figurat më të mira të politikës botërore”.

Në fund të takimit të dy shkëmbyen dhurata me njeri-tjetrin. Papa i dhuroi Merkel disa nga shkrimet e tij dhe një miniaturë të Portës së Bazilikës së Vatikanit, kurse kancelarja i dha Papës një libër të Mikelanxhelos.

SHKARKO APP