Takimi i ministrave, Borell fton në tryezë Izraelin dhe Palestinën

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë. Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati i BE-së Joseph Borrell. Fokusi padyshim është fronti i luftës që është rindezur në Lindjen e Mesme.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet në mbrëmje. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, dikur Twitter.

Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?