Takimi i ”Open Balkan” në Serbi, dy shtete të tjera konfirmojnë pjesëmarrjen
Përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia, do të marrin pjesë në takimin e radhës të nismës së “Ballkanit të Hapur”, që do të mbahet më 2 shtator më Beograd.
Përveç presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.