Takimi me Kurtin, Vuçiç: S’jemi tradhtar nëse nënshkruajmë! Serbia do të ecë përpara
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ndarë një mesazh për opozitën serbe, e cila është kundër takimit të sotëm që Vuçiç do të zhvillojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai nënvizon se nuk janë tradhtar nëse firmosin dhe se Serbia do të ecë përpara.
“Dua të falënderoj atë pjesë të popullit në Serbi, e cila nuk është e madhe, por që ka besim në udhëheqjen e saj shtetërore dhe beson se ne do të bëjmë atë që është më e mira për vendin tonë.
Për ata që po përgatiten të na sulmojnë paraprakisht, se ne kemi nënshkruar diçka dhe sipas tyre jemi tradhtarë, dijeni se jemi fajtor. Jemi fajtor që nuk po kthehemi në vitet ’90. Por mos u shqetësoni, ne do kujdesemi për të gjitha. Nuk do të ketë kapitullim dhe nuk do të ketë kthim në ’90. Serbia do të ecë përpara, sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”,-tha presidenti.