Takimi me Trump, avioni i Putinit s’kalon nga Shqipëria. Një shtet i BE do të çel qiellin

Bullgaria do të lejojë avionin presidencial të Vladimir Putinin që të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore, në mënyrë që shefi i Kremlinit të arrijë në Budapest për takimin e planifikuar midis tij dhe Donald Trump. Një zyrtar bullgar po ashtu konfirmoi se Moska ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për të lejuar avionin e Putinit të kalojë mbi shtetin ballkanik.

Bullgaria nuk kufizohet drejtpërdrejt me Hungarinë. Megjithatë, të dyja vendet kufizohen me Serbinë, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën. Kalimi nëpër Bullgari do të shkurtonte ndjeshëm kohën e fluturimit të Putinit drejt Budapestit. Rruga tjetër e vetme që nuk përfshin kalimin nëpër hapësirën ajrore të BE-së ose të Ukrainës do të ishte fluturimi mbi Mesdhe, pastaj kalimi mbi Malin e Zi ose Shqipërinë, për të arritur në Budapest përmes Serbisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, dhe shumë vende lindore të BE-së e kanë kritikuar takimin e planifikuar për përjashtimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Por ministrat nga shumë vende perëndimore të BE-së, përfshirë Holandën, Gjermaninë dhe Francën, kanë shprehur mbështetje të kujdesshme për takimin, i cili do të ishte samiti i parë ballë për ballë mes Trump dhe Putin që nga takimi i tyre në Alaskë në gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?