Takimi Rutte-Trump në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me NATO-n për furnizimin me armë të avancuara që do t’i dërgohen Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur agresionin rus.

Në një konferencë për shtyp nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump deklaroi se aleatët e NATO-s do të blejnë armët nga SHBA, duke theksuar se kjo ndihmë ushtarake nuk do të rëndojë mbi taksapaguesit amerikanë.

“Sot kemi rënë dakord që t’u dërgojmë armë NATO-s, dhe ata do të paguajnë për to. Pajisjet do të shpërndahen menjëherë në fushën e betejës në Ukrainë,” deklaroi Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër armët që pritet të dërgohen përfshihen edhe bateritë raketore të tipit Patriot, të cilat, sipas presidentit amerikan, do të nisen brenda pak ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump shprehu pakënaqësinë e tij të thellë ndaj sjelljes së Rusisë dhe paralajmëroi masa të reja ekonomike në rast se konflikti nuk ndalet. “Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditësh, do të vendosim tarifa shtesë deri në 100% ndaj Rusisë,” tha ai, duke shtuar se këto masa synojnë presionin maksimal ekonomik ndaj Kremlinit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?