Takohet gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtra në botë
Gruaja më e gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar për një çaj pasdite në Londër për të festuar Ditën Botërore të Rekordeve Guinness. Rumeysa Gelgi, e cila është 215,16 centimetra e gjatë dhe Jyoti Amge, e cila ka vetëm 62,8 centimetra, u takuan në hotelin Savoy, sipas një deklarate nga Guinness World Records (GWR) të mërkurën.
Diferenca në gjatësi mes dy grave mund të jetë 152.36 centimetra (5 këmbë), por dyshja thuhet se ia kaluan mirë në takim. “Ne kemi gjëra të përbashkëta. Të dyve na pëlqen makijazhi, kujdesi për veten, bizhuteritë dhe mbajtja e thonjve”, tha Gelgi në deklaratë.
“Ishte e vështirë për ne që të bënim kontakt me sy nganjëherë për shkak të ndryshimit në gjatësi, por ishte e mrekullueshme”,-shtoi ajo. Amge shtoi se ishte “shumë e lumtur” që takoi rekordin e saj të kundërt. Gelgi, një dizajner ueb nga Turqia, u konfirmua si gruaja më e gjatë që jeton në vitin 2021.