”Talibanët organizatë terroriste”, Facebook ndalon të gjitha përmbajtjet e lidhura me ta

Facebook ka konfirmuar se i konsideron talebanët një organizatë terroriste dhe ndalon grupin nga platformat e tij dhe të gjitha përmbajtjet që e mbështesin atë. Kompania thotë se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen e lidhur me grupin.

Për vite me radhë, talebanët kanë përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhet e tyre. Marrja e shpejtë e Afganistanit ngre sfida të reja për kompanitw teknologjike se si të merren me përmbajtjen e lidhur me grupin.

“Talibanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre”,-tha një zëdhënës i Facebook për BBC.

Gjiganti i mediave sociale tha se nuk merr vendime për njohjen e qeverive kombëtare, por përkundrazi ndjek “autoritetin e bashkësisë ndërkombëtare”. Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj, përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp.

SHKARKO APP