Të bllokuar në Siri, qeveria plan për rikthimin e fëmijëve
Qeveria britanike është duke planifikuar të nisë një operacion për të rikthyer nga Siria fëmijët e xhihadistëve britanikë që iu bashkuan ISIS dhe tashmë kanë mbetur të bllokuar në kampe.
Ministrja e Jashtme bën me dije se do të riatdhesojë fëmijët jetimë dhe të braktisur dhe do të punojë me ta për të mos lejuar që ata të ndjekin hapat e prindërve. Sipas të dhënave mendohet se janë mbi 60 fëmijë britanike që mbahen nga forcat e mbështetura nga Perëndimi në verilindje të Sirisë.
Mediat britanike bëjnë me dije se këta fëmijë tashmë do të jenë nën përgjegjësinë e shtetit për të reduktuar rreziqet që ata t’i bashkohen islamit ekstrem dhe të kthehen në një rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.