Të çmendur apo të painformuar? Shikoni çfarë bëjnë britanikët në kohë koronavirusi (Foto)

Britania mund të jetë në prag të një shpërthimi të koronavirusit dhe qeveria i ka ndaluar grumbullimet masive nga fundjava e ardhshme, megjithatë një numër ngjarjesh të mëdha vazhduan siç ishin planifikuar, pavarësisht ngjarjeve të 24 orëve të fundit, ku u rrit ndjeshëm numri i të prekurve dhe u dyfishua numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Në garën e gjysmë maratonës së Liverpulit, rreth 6.000 pjesëmarrës dolën në rrugë pavarësisht 14 rasteve koronavirus të konfirmuara në rajonin e Merseyside, tetë prej tyre në Liverpool.

Në Leeds, e famshmja vjetore Otley me tubime në pub, popullarizuar me studentët e Universitetit të Leeds, vazhdoi si zakonisht me pjesëmarrësit që vizituan deri në gjashtëmbëdhjetë bare individuale në rrugë, pasi Universiteti anulon të gjitha ligjëratat fizike nga e hëna.

Në jug të vendit, Bath Half, gjysmë maratona e qytetit vazhdoi me rreth 12,000 pjesëmarrës që drejtuan kursin përkundër paralajmërimeve nga deputetja Liberal Demokrat Wera Hobhouse, e cila tha se “thjesht nuk ia vlen të rrezikonin”. Në një deklaratë të shkruar ajo reagoi se, “Po u bëj thirrje organizatorëve që të anulojnë ngjarjen. Vetë qeveria bëri një kthesë të politikës së saj mbrëmë por po bën thirrje që ngjarjet masive të anulohen nga fundjava tjetër. Kjo lë një dritare shumë shqetësuese prej një jave, saktësisht kur infeksioni po rritet”.

 

SHKARKO APP