Të dënuar si mafiozë, por merrnin ndihmë sociale nga shteti

Mbi 20 bosë mafiozë të dënuar me vendim të formës së prerë, ose familjarë të tyre, janë zbuluar nga Guardia di Finanza se merrnin ndihmë sociale nga shteti italian, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në total, autoritetet kanë sekuestruar 330 mijë euro, që janë arkëtuar nga 25 persona. Mafiozët janë pjesë e klaneve të rrethinave të Mesinës, të gjithë të dënuar për shantazh, fajde, trafik të lëndëve narkotike, e disa të tjera.

Ndihma sociale u jepet të gjithë personave mbi 18 vjeç që kanë nënshtetësi italiane dhe nuk janë në marrëdhënie pune, si edhe nuk kanë qenë të dënuar, për të paktën 10 vite, për vepra penale.

SHKARKO APP