Të enjten Erdogan mbërrin në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Ukrainën të enjten me ftesë të homologut të tij Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet dy vendeve.

Erdoğan dhe Zelensky do të shqyrtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë në nivelin e partneritetit strategjik, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Në takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin Kiev, të dy liderët së bashku me delegacionet e tyre shoqëruese do të diskutojnë mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe do të shkëmbejnë mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për lidhjet dypalëshe.

Të dyja palët pritet gjithashtu të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme dhe memorandume mirëkuptimi.

SHKARKO APP