Të gjithë shtetasit europianë duhet të kenë kujdes me lejet e qëndrimit në Britani të Madhe

Qytetarët evropianë që jetojnë si emigrantë në Britani, si dhe britanikët që banojnë në vendet e Bashkimit Evropian do të kenë kufizime në liri duke filluar nga dita e enjte me 30 qershor.

Për shkak të mekanizmave të parashikuar pas ‘Brexit’, emigrantët europianë do duhet të aplikojnë për një lejëqëndrimi, në mënyrë që të punojnë, të marrin shtëpi me qira dhe të kenë akses në spitale ose në skemat sociale, përndryshe rrezikojnë dëbimin nga vendi.

“Do i pranojmë aplikimet e vona nëse janë të justifikuara, për shembull në rastin kur personi ka një fëmijë në kujdes social dhe autoriteti lokal nuk e ka kryer aplikimin për ta, ose nëse dikush është i moshuar dhe nuk e di që rregulli aplikohet edhe për ata, apo për dikë që është nën kujdestarinë e dikujt tjetër,” deklaron ministri britanik i Emigracionit, Kevin Foster.

Sipas të dhënave të qeverisë, janë mbi 5 milionë e gjysmë veta, kryesisht nga Polonia dhe Rumania, që kanë aplikuar për leje qëndrimi. Ndërsa është miratuar statusi për gjysmën, rreth 2 milionë emigrantë mësohet se nuk e plotësojnë kriterin prej 5 vitesh banimi në vend. 400 mijë të tjerë janë në pritje të përgjigjes.

SHKARKO APP