Të gjurmosh virusin! Nisma në Britani: 20 mijë familjeve do u dërgohen teste për CoVid-19

Një studim i ri është duke u nisur nga qeveria britanike për të ndjekur përhapjen e koronavirusit në popullatë dhe për të pasur një ide më të qartë të numrit të infeksioneve.

Rreth 300,000 njerëz pritet të marrin pjesë brenda vitit të parë dhe të marrin komplete për të vetë-administruar një test.

Shpresa është që studimi të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë shkallën aktuale të infeksionit në Britani të Madhe dhe se sa njerëz kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit.

Rreth 20,000 familje në Angli janë kontaktuar për të marrë pjesë në fazën e parë të studimit, me gjetjet fillestare që pritet të merren në fillim të majit.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një mostër nga hunda dhe fyti për të provuar nëse ata kanë virusin apo jo, ndërsa të rriturit në rreth 1.000 nga familjet do të japin një mostër gjaku për të zbuluar se në cilën pjesë të popullsisë është zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, që udhëheqin studimin, tha që pjesëmarrësit do të formojnë një kampion përfaqësimi të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar sipas moshës dhe gjeografisë.

Atyre do t’u kërkohet të bëjnë teste të mëtejshme çdo javë për pesë javët e para, pastaj çdo muaj për një vit.

Në total, Qeveria thotë se rreth 25,000 njerëz do të marrin pjesë në fazën pilot me planet për ta shtrirë atë deri në rreth 300,000 gjatë 12 muajve të ardhshëm.

SHKARKO APP