Të huajt e vdekur në Itali, Ministrja e Brendshme: Do prehen përkohësisht këtu
Të huajt që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 mund të prehen përkohësisht në shtetin fqinj. Në përgjigje të gazetares së Ora News, Alba Kepi, ministrja e Brendshme e Italisë ka thënë se pasi kjo situatë të kalojë familjarët mund të kërkojnë trupat e të ndjerëve për tu prehur në vendet e tyre.
“Por për viktimat Covid 19 me origjinë të huaj kemi punuar shumë dhe me komunitetet e tyre në territor për t’i dhënë një varrim të denjë të përkohshëm. Pasi të kaloj ky moment i vështirë është e logjikshme të pranohen dëshirat e kërkesat e familjarëve të tyre për tranferimin trupave në vendet ku do dëshirojnë t’i varrosin.”
Disa ditë më parë në media janë përcjellë pamjet e makinave që transportonin trupa të pajetë nga Italia në Shqipëri.
Burime të Ora News kanë bërë me dije sa ata nuk kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, por për shkaqe natyrale apo aksidente.
Transportimi i tyre në masë është bërë për shkak të vështirësive të krijuara si pasojë e pandemisë.