Të lidhur me “ISIS”/ Turqia arreston 115 persona, planifikonin sulme për Vit të Ri

Prokurorët turq kanë njoftuar se 115 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist “ISIS” janë arrestuar në një operacion të gjerë, duke parandaluar sulme të mundshme në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton BBC.

Arrestimet janë realizuar pas bastisjeve të zhvilluara në 124 adresa në Stamboll, ku u gjetën armë, municione dhe dokumente që tregojnë lidhjet e dyshuara me ISIS-in.
Sipas autoriteteve, sulmet, që ishin planifikuar të ndodhnin këtë javë, kishin si objektiv kryesor grupet jomuslimane.

Anëtarët e ISIS-it po planifikonin sulme në disa qytete të Turqisë për të shkaktuar panik dhe kaos gjatë periudhës festive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bastisjet kanë ndodhur vetëm disa ditë pas një operacioni të ngjashëm në kufirin Afganistan-Pakistan, ku një shtetas turk, që dyshohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në ISIS, u arrestua.
Ky operacion i sigurisë është një vazhdim i përpjekjeve të Turqisë për të luftuar kërcënimet terroriste, sidomos duke marrë parasysh pozitat e forta të ISIS-it në Siri, përballë kufirit turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet turke kanë njoftuar se ende po kërkohen 22 të dyshuar të tjerë, ndërsa shteti është në gatishmëri të lartë për të parandaluar çdo akt të mundshëm terrorist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?