Të mbijetuarit nga bombardimet atomike në Japoni fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Çmimi Nobel për Paqe iu dha të premten një grupi japonez të mbijetuar nga bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki për aktivizmin e tij kundër armëve bërthamore.

Kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, vlerësoi përpjekjet e jashtëzakonshme të grupit, duke theksuar se fushata e tyre ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një tabuje ndaj armëve bërthamore, duke kontribuar shumë në lëvizjet globale kundër përdorimit të armëve bërthamore.

“Rrënjët e lëvizjes së të mbijetuarve të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e njohur edhe si Hibakusha, shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet për ta bërë një botë pa armë bërthamore, dhe duke na treguar si dëshmitarë që armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”, ka thënë Komiteti, teksa e ka bërë të ditur fituesin.

Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi.

SHKARKO APP