“Të ndalet fushata kundër njohjes së Kosovës”- Si u “përplasën” Grenell dhe Vuçiç në Beograd

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Prishtinën dhe Beogardin, me qëllim të zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të palëve në tryezën e dialogut.

Në një takim sot me Vuçic, Grenell deklaroi se Serbia duhet të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Prishtina zyrtare duhet të heq taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. “Dje në Prishtinë e kam bërë shumë të qartë me çdo kënd që jam takuar se tarifa duhet të hiqet. Është e papranueshme. Unë gjithashtu kam sjellë këtu të njëjtën kërkesë, që fushata kundër njohjeve duhet të ndalet”, ka thënë Grenell. Megjithatë ndaj një kërkese të tillë të SHBA-së, në konferencën e përbashkët për media kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç tha se kjo është e papranueshme.

Sipas Vuçiçit nuk mund të barazohet heqja e taksës me ndaljen e fushatës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Unë nuk e pranoj ekuacionin për heqjen e taksës dhe ndaljen e fushatës kundër njohjes së pavarësisë. Ne kemi një qëndrim kombëtar sa i përket pavarësisë së Kosovës, i cili është i ndryshëm nga ai i SHBA-së. Ata duhen sa më shumë njohje që është e mundur, ne nuk duam dhe është puna jonë të bëjmë diçka të tillë. Për mua nuk është e njëjta, sepse taksa është vendosur pa asnjë arsye”, ka thënë kreu i shtetit serb.

SHKARKO APP