FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të paktën 12 të vdekur nga sulmet në Teheran

Arrin në 12 persona numri i të vdekurve pas sulmit të disa personave të amratosur dhe kamikazëve në Parlament dhe në mauzoleun e imamit Khomeini në Teheran, sulmi i parë i marrë përsipër nga Shteti Islamik në këtë vend.

“Grupi i parë që sulmoi mauzoleun e imamit Khomeini përbëhej nga dy persona, ku njëri u hodh në erë ndresa tjetri u vra nga forcat e rendit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ndërsa Parlamenti u sulmua nga katër persona, ku njëri u hodh në erë dhe tre të tjerë u vranë nga forcat e sigurisë”, sipas Ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto sulme ndodhën gati njëkohësisht sot në mëngjes dhe zgjatën disa orë, por forcat e rendit kanë situatën nën kontroll aktualisht”, theksoi ministri e Punëve të Brendshme në një komunikatë duke konfirmuar se gjashtë sulmuesit kanë vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?