Të paktën 48 të vrarë/ Sulm i armatosur në Sudan, mbeten edhe 97 të plagosur

KHARTOUM, 17 janar (Xinhua) – Të paktën 48 vetë u vranë dhe 97 të tjerë u plagosën në një sulm nga milicitë e armatosura në El Gjeninë, kryeqyteti i Shtetit Darfur në Perëndim të Sudanit, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve SUNA.

“Ngjarjet e përgjakshme po vazhdojnë ende në qytetin e El Gjeninës duke filluar nga e shtuna në mëngjes, që la rreth 48 njerëz të vdekur dhe 97 të plagosur sipas statistikave” citoi SUNA të thoshte Komiteti i  Mjekëve në shtetin Uest Darfur.

Komiteti i kërkoi qeverisë të sigurojë mjete transporti të shoqëruara nga forcat e sigurisë dhe kujdeset mjekësor, sipas raportit. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave dërgoi një delegacion urgjent të nivelit të lartë në El Gjeninë për të ndjekur situatën dhe për të adresuar çështjen për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegacioni, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm Taj Al-Sir Ali Al-Hebr, përfshin përfaqësues të organeve të sigurisë, ushtrisë dhe gjyqësorit. Ndërkohë, autoritetet lokale në Uest Darfur vendosën të shtunën një shtetrrethim në prag të incidenteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

Guvernatori i Shtetit Uest Darfur, Mohamed Abdalla Al Doma vendosi të caktojë forcat e rregullta për t’i dhënë fund dhunës së filluar nga një përleshje midis dy qytetarëve në El Gjeninë, në të cilën njëri prej tyre u vra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?