Të paktën 6 fëmijë amerikanë të vrarë në sulmin e kartelëve në Meksikë

Të paktën nëntë shtetas amerikanë, tre gra dhe gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm nga anëtarë të dyshuar të karteleve të drogës në veri të Meksikës.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, të lidhur me një komunitet të shkëputur Mormon që u vendos në Meksikë disa dekada më parë.

Viktimat po udhëtonin në një kolonë automjetesh kur u përballën me një sulm nga persona të një karteli droge. Sipas Ministrit të sigurisë së brendshme në Meksikë, ata kanë rënën pre e sulmit aksidentalisht pasi autorët mund të kenë ti kenë ngatërruar për pjesëtarë të karteleve rivale.

Në Sinora në veri të Meksikës po luftohet nga dy kartele rivale, La Línea, e cila ka lidhje me kartelin Juárez, dhe “Los Chapos”, i cili është pjesë e kartelit të Sinaloas.

Familjarët që kanë folur për gazetën New York Times thanë që dy nga fëmijët e vrarë ishin binjakë nën moshën një vjeç. Fëmijët e tjerë të vrarë ishin të moshës 11, nëntë, gjashtë dhe katër.

Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter duke thënë se SHBA. “është e gatshme” të ofrojë mbështetje për të luftuar problemin e dhunës së karteleve dhe “të bëjë punën shpejt dhe në mënyrë efektive”.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador tha se Meksika do të vepronte me “pavarësi dhe sovranitet” në ndjekjen e kriminelëve prapa këtij sulmi sulmit.

SHKARKO APP