Të rinjtë nuk mund të padisin SHBA – Gjykata vendos: Ndryshimet klimatike, nuk e kanë të drejtën kushtetuese
Fëmijët dhe të rriturit në moshë të re nuk kanë të drejtë të padisin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjykatë. Këtë vendim e mori një gjykatë federale apeli në Shtetet e Bashkuara, pasi një grup të rinjsh i ishin drejtuar me pretendimin se gëzojnë të drejtën kushtetuese për t`u mbrojtur nga ndryshimet klimatike.
Vendimi u mor me një votim 2-1, me pretendimin se fëmijët dhe adoleshentët e moshës nga 8-19 vjeç nuk i kanë pozitat ligjore për të paditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shoqatës jo-fitimprurëse të të rinjve, vendimi do të ketë pasoja katastrofike dhe për këtë arsye do të kërkohet një rishikim i tij nga një panel me 11 gjykatës.
Sipas një prej zëdhënësve të departamentit të drejtësisë në vend, qeveria është e kënaqur me një vendim të tillë të gjykatës. 21 fëmijë dhe adoleshentë i kanë paditur kështu zyrtarë amerikanë, si dhe pronarë të industrisë së naftës në vend për cenimin e një sistemi klimatik të aftë për të pranuar jetën e njeriut, duke ditur prej dekadash se ndotja nga karboni helmon ambientin. /scan