Të shtëna me armë kundër një qendër emigrantësh në Siçili

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në një qendër emigrantësh në komunën Enna në rajonin e Siçilisë.

Nuk ka persona të plagosur por të shtënat kanë goditur një nga dritaret e kësaj qëndre si dhe portën qëndrore duke shkaktuar panik e frikë tek emigrantët dhe operatorët.

“Një gjest kërcënues dhe i dhunshëm që na ka lënë pa fjalë, frut i një klime politike që përdor temën e emigrantëve si terren për konflikte partiake”, deklarojnë përgjegjësit e kësaj qëndre që administrohet nga shoqata Don Bosco.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si emigrantët ashtu dhe operatorët janë frikësuar shumë nga kjo ngjarje”, thonë ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht në këtë qëndër mikpriten rreth 20 emigrantë shumica e të cilëve në moshë mjaft të re.

Autoritetet lokale po hetojnë për zbardhjen e autorëve të kësaj qëndre.

Italia ndodhet në fushatë elektorale e ky është rasti i dytë pas ngjarjes së Maceratës kur qëllohet me armë kundër emigrantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?