Të shtëna me armë në një spital në SHBA, disa të plagosur. Atentatori, i veshur si doktor

Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një spital në Neë York, ku si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur. Mediat raportojnë se mes të plagosurve janë edhe tre doktorë.

Bëhet e ditur se personi i armatosur ka qenë i veshur si doktor. Policia ka konfirmuar se ai ka vdekur, por nuk është ende e qartë nëse ka vrarë veten apo e ka vrarë policia. Ka raportime se autori ka qenë ish-punonjës i këtij spitali, por ende nuk është konfirmuar.

Sakaq, mediat e huaja bëjnë më tej të ditur se nuk dihet i saktë numri i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?