Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump

Republican presidential nominee former President Donald Trump speaks during a campaign event at the World Market Center, Friday, Sept.13, 2024, in Las Vegas. (AP Photo/John Locher)

Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është jashtë rrezikut pas një incidenti të dielën, në të cilin dy persona shkëmbyen të shtëna me armë zjarri jashtë klubit të tij të golfit në Florida.

Më parë, zyrtarët e fushatës së Donald Trump thanë se ish-presidenti është “i sigurt se ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë tij”, teksa ndodhej në një aktivitet politik.

“Presidenti Trump është i sigurt se ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Ai bën të ditur gjithashtu se ish-presidenti Trump është i sigurt dhe se nga ngjarja nuk raportohen pasoja.

 

 

SHKARKO APP