Të shtëna në një festë në Nju Jork, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një aheng në Rochester të New Yorkut në SHBA.

“Një mashkull dhe një femër humbën jetën nga të shtënat”, u tha gazetarëve shefi i përkohshëm i policisë, Mark Simmons ndërsa 14 të plagosurit u dërguan në dy spitale të ndryshme. Simmons tha se asnjëri prej tyre nuk u raportua të jetë në rrezik për jetën.

“Kjo është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike”, deklaroi Simmons pranë skenës së krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtënat vijnë derisa Departamenti i policisë së qytetit është tronditur nga vdekja me mbytje e Daniel Prude.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një video të xhiruar në mars dhe e bërë publike nga familja e Prude më 4 shtator tregon Prude të prangosur dhe të zhveshur me një kapelë mbi kokë ndërsa një oficer shtyp fytyrën e tij në rrugë, kurse një oficer tjetër e shtyp me gju në shpinë. Oficerët qëndruan për rreth 2 minuta derisa ai ndaloi të merrte frymë. Një javë më vonë ai u hoq nga sigurimi i jetës.

Të hënën, kryetarja e Bashkisë së Rochesterit, Lovely Warren pushoi nga detyra shefin e policisë La’Ron Singletary, për të cilin ajo tha se fillimisht e mashtroi për rrethanat e vdekjes së Prude.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?