Të shtëna në qendër të kryeqytetit, tre persona të vdekur
Tre persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Moskës, Rusi pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme(19 dhjetor) në orën 6 me orën lokale në zemër të kryeqytetit të Rusisë, në një rrugë që të çon në shesh.
Policia arrestoi autorin ndërsa shkaqet e ngjarjen mbeten ende të paditura.
Disa video u postuan në rrjete sociale ku dëgjohen të shtënat.
Autoritetet shkuan në vendngjarje dhe po hetojnë deri në zbardhjen e plotë të saj.