”Të varfrit nuk po marrin vaksinë”, OBSH thirrje vendeve të pasura
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ngriti edhe njëherë problemin shumë të rëndësishëm se vendet e varfra dhe ato me të ardhura të mesme ende nuk kanë marrë furnizimet me dozat e para të vaksinës anti-Covid dhe për këtë arsye iu bëri thirrje vendeve të fuqishme që të ndalojnë nënshkrimin e marrëveshje dypalëshe me prodhuesit.
”Vendet e pasura kanë marrë pjesën më të madhe të vaksinave. Asnjë vend nuk bën përjashtim dhe të mos ndërpresë radhën për të vaksinuar të gjithë popullsinë, ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë marrë ende dozat e para”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros nuk i përmendi me emër, por BE njoftoi më herët se arriti një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për 300 milionë doza shtesë, në një lëvizje që mund t’i japë unionit pothuajse gjysmën e prodhimit global të firmës për vitin 2021.